Ministri slloven i turizmit për “PASSPORT”: “Të rrisim shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, Shqipëria duhet të zhvillojë turizmin tokësor”
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Passport” në Scan Tv ministri slloven i turizmit dhe teknologjisë Zdravo Poçivakshek ka folur për vizitën e tij në Tiranë me ftesën e ministrit homolog, Blendi Klosi.
Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, ministri slloven ka folur rreth kontributit që shteti i tij ka dhënë për Shqipërinë pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit. Më tej ai është shprehur shumë i pakënaqur për nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, duke u shprehur se ekziston një potencial i madh për tu zhvilluar më tej, por duhen më shumë përpjekje nga biznesi dhe qeveria.
Sipas tij, Shqipëria duhet të zhvillojë më shumë turizmin malor dhe atë termal, duke dhënë shembullin e Sllovenisë në këtë aspekt.
Z.Poçivakshek ka shprehur gjithashtu mbështetjen e pakundërshtueshme të Sllovenisë për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, gjë e cila do të bëhet edhe më e fortë gjatë presidencës së Sllovenisë në gjysmën e dytë të 2021 të Bashkimit Europian.
Hera e parë që ndodheni në Shqipëri? Si e njihni atë?
Jo, kjo është hera ime e dytë. Unë njoh shumë mirë Shqipërinë për shkak të lajmeve të shumta që kemi patur kur isha fëmijë dhe në shkollën e mesme. Hera e fundit që kam vizituar Shqipërinë, ka qenë para 2 vitesh, të them të drejtën jam shume u habitur për zhvillimet e shumta që janë të dukshme. Djali im e vizitoj Shqipërinë pak kohë më parë, duke zhvilluar një tur me biçikletë. Ai më foli shumë për ushqimin tuaj shumë të mirë, për mikpritjen, por gjithashtu edhe për sigurinë e lartë që ka për turistët.
Intervista
Thjesht për kuriozitet, ju përmendët se njihni Shqipërinë për shkak të lajmeve të shumta në të kaluarën? Mund të na tregoni ndonjë detaj?
Në kohët e kaluara, kemi patur shumë lajme për vendet fqinje, sepse kemi kemi qenë një bllokun komunist dhe vendi juaj ishte fqinj me ne. Gjatë asaj periudhë kemi mësuar shumë për vendin tuaj dhe vendet e tjera.
Sa I takon vizitës tuaj, cili është qëllimi I saj?
Qëllimi kryesor për këtë visit është forumi turizmit, që është organizuar nga Ministri juaj I turizmit Blendi Klosi që është edhe një mik I imi. Për të folur për turizmin, se si industria ndikoj në hapat e para, njerëzit e prekur nga tërmeti. Gjithashtu më parë jemi takuar shpesh herë dhe kemi diskutuar sit ë zhvillojmë turizmin në Shqipëri dhe në Slloveni. Takime kam patur edhe me ministrin tuaj të shtetit për rindërtim Arben Ahmetaj, që folëm për mënyrën si do të bëhët rindërtimi banesave dhe si mund të ndihmojë Sllovenia.
Çfarë ndihme mund të ofrojë Sllovenia për Shqipërinë për të përballuar këtë situatë që u krijua nga tërmeti?
Që në hapat e parë pas tërmetit, Sllovenia ndihmojë Shqipërinë me një shumë prej 126 mijë eurosh, që shkuan për pajisjen me shtretër dhe gjenerator për energji elektrike. Në hapat e mëtejshëm do të marrim pjesë në konferencën e donatorëve dhe jam I sigurt do të gjejmë një zgjidhje për ti ardhur në ndihmë akoma më shumë vendit.
Zoti Ministër çfarë mendoni se mund të bëhet me mirë për të përmirësuar aspekte që lidhen me bashkepunimin ekonomik mes 2 vendeve tona?
Duhet ta them se nuk jam I kënaqur me niveline shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona. Sllovenia ëhstë një shtet shumë I orientuar nga eksportet, ne eksportojmë pothuajse 85 % të produkteëve që prodhojmë. GDP jonë ishte 46 mld euro dhe eksportet tona shkonin në 40 mld euro. Shkëmbimet tona tregtare shkonë në 26 milion euro, që do të thotë se kemi shumë hapësirë dhe potencial për të ardhmen për të përmirësuar bashkëpunimin. Që është në shifrat më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të ballkanit. Ne besojmë se mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik sidomos mes biznesve të vogla dhe të mesme. Ne kemi në Slloveni një program që quhet ndërkombëtarizimi I kompanive të vogla dhe të mesme. Kjo ëhstë një fushë që mund të bashkëpunojmë shumë me Shqipërinë, sepse nuk e mjaftueshme për bizneset të shesin dhe të prodhojnë në tregun vendas, por duhet dhe ka ardhur koha të pregatiten për tregun ndërkombëtarë. Unë nuk jam I kënaqur as me investimet direkt mes 2 vendeve tona. Në total investimet e huaja në Slloveni shkojnë në 60 miliard euro, ndërsa në Shqipëri investimet direkt shkojnë në 17 milion euro. Pra shifrat janë të ulëta dhë të pamjaftueshme. Prandaj qeveritë dhe biznesi duhet të punojnë më shumë dhe të gjejnë mënyrat për të rritur bashkëpunimin. Ne jemi shumë të ngjshëm por jemi pak larg njëri tjetrit, dhe duhet të tejkalojmë kufinjtë që kemi fillimisht në mendet tona, për këtë padyshim që rol mund të ketë turizmi. Për këtë ftojmë kompanitë shqiptare, të marrin pjesë në ourkshopet që do të mbahen në Slloveni në muajin maj, në Portorosh. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë e tur operatorëve shqiptarë për të prezantuar turizmin e tyre. Ne si popull udhëtojmë shumë, dhe Shqipëria është për në një vend shumë interesat, por gjithashtu kemi një qasje positive ndaj vendit tuaj çfarë e bën më të lehtë.
Zoti Ministër, ju përmëndet turizmit, ajo që dua tju pyes është se çfarë mund të mësojë Shqipëria nga eksperienca sllovene në veçanti për turizmin malor?
Ne mund të krahasojmë vendet tona. Si Sllovenia si Shqipëria kanë bregdet, padyshim që Shqipëria ka vijë bregdetare më të gjatë. Kemi male, kemi alpet, por edhe Shqipëria ka male. Kemi mundësi të pafundëve në tokë, ku jemi të pasur në lumenj dhe pasuri ujore.fuqija jonë në Slloveni, është pasja e 12 muajve turizëm ose turizëm të qëndrueshëm. Smund të kemi turizëm të qëndrueshëm nëse punoni vetëm 2 muaj. Ne kemi punuar shumë për të patur turistë gjatë gjithë vitit, në dimër, pranverë, verë, vjeshtë. I njëjti potencial është edhe në Shqipëri. Jam I kënaqur që kompanitë sllovene filluan me turin e aventurës në Shqipëri. Jam I sigurt se do të kemi bashkëpunim në turizëm. Sugjerimi im është të zhvilloni më shumë turizmin kontinental ose tokësor, 1 e treta e turizmit tonë bazohet në turizmin e ujërave termal. Kjo është një bazë e mirë për 12 muajt sepse ndikon në shëndet dhe është një trend në europë që ndikon dhe sjell turistë të ndryshëm edhe nga sfera e biznesit.
Zoti Ministër po në lidhje me marrëdhëniet politike si do ti vlerësoni?
Marrëdhëniet tona politike do ti quaja të shkëlqyera. Në mbështesim maksimalisht qëllimet tuaja për të qenë pjesë e Bashkimin Europian. Nuk jemi të kënaqur me qëndrimin e fundit të BE-së për të mos hapur negociatat me ju dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që sa më shpejt të filloni procesin e anëtarësimit, sepse është e papranueshme për mua një Bashkim Europian pa Ballkanin perëndimor, jo vetëm për arsye që unë i vlerësoj se janë. Ne do të mbështesim fortë kandidaturën tuaj edhe gjatë presidencës tonë në gjysmën e dytë në 2021 të Bashkimit Europian.
Çfarë mund të themi për presidencën tuaj, pse është me rëndësi për Ballkanin?
Ne do e marrim presidencën për herë të dytë, kemi qenë në krye të punëve të Bashkimin Europian edhe në 2008. Besojmë se është e rëndësishme që shtete të vogla të drejojnë BE-ë, qëllimi jonë do të jetë të mbështesim maksimalisht vendet tona fqinje në Ballkanin Perëndimor për të filluar integrimin në BE.
Faleminderit juve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.