Ministria e Financave: Me 13 gusht emetojmë obligacione në shumën 20 milion euro
Ministria e Financave e Kosovës njofton se më 13 Gusht 2019 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë me radhë për vitin 2019. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi” njofton Ministria e Financave e Kosovës.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria u kërkon të interesuarve që të kontaktojnë bankat tregtare që operojnë në Republikën e Kosovës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.