Ministrja Balluku: Aksi Elbasan-Banjë do të përfundojë brenda afatit
Punimet e aksit rrugor Elbasan-Banjë, nga i cili përfitojnë shtatë fshatra nga Gostina deri në Mollas, janë drejt përfundimit të tyre.
Ky fakt u evidentua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimit të ditës së sotme në zonë.
Qëllim i vizitës ishte pikërisht kontrolli i ecurisë së punimeve të kësaj rruge me gjatësi 8.5 km ku deri më tani është përfunduar rreth 82 % e saj.
Së bashku me ministren Balluku në inspektim mori pjesë dhe kryetarja e ARRSH, Sonila Qato. Ato bën me dije se punimet do te përfundojnë tërësisht brenda afateve të paracaktuara në projektin fillestar.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.