Ministrja e Arsimit deklaron: ‘Së shpejti filiali i Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri’
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.
Sipas njoftimit të publikuar Ministrja Kushi deklaroi se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.
Kushi përmendi gjithashtu faktin se gjatë takimit është diskutuar gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.