Ministrja e Financave takim me BERZH – Diskutohet strategjia 5 vjeçare
Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ekipin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të diskutuar strategjinë 5 vjeçare të BERZH në Shqipëri.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në takim u diskutuan fushat e përbashkëta të interesit si dhe u koordinua angazhimi i Qeverisë dhe BERZH për zhvillimin e sektorëve prioritarë në vend.
“Vëmendje e veçantë do të vijojë ti kushtohet: përmirësimit të klimës së biznesit, forcimit të kapaciteteve të SME-ve, avancimit teknologjik dhe edukimit financiar, dhe zhvillimit të sektorit energjetik”, bën me dije Denaj.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.