Ministrja e jashtme bullgare: Udhëheqësit e BE dhe Ballkanit Perëndimor duhet të takohen më shpesh
Përpjekjet e përbashkëta nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta bëjnë rajonin të qëndrueshëm dhe një hap pozitiv në këtë drejtim do të ishin takime më të shpeshta midis tyre, tha ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Zaharieva tha se Samiti i planifikuar BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin bullgar Sofje më 17 maj 2018, do të ishte i pari i këtij lloji në 15 vjet.
“Nuk është normale që takimet me fqinjët tanë, disa prej të cilave tashmë po negociojnë për anëtarësimin në BE, të jenë kaq të rralla”, tha Zaharieva në një diskutim në Bruksel mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, më 26 prill.
Po ashtu, dekrlaori se gjatë tetë muajve të fundit ajo kishte vizituar tri herë rajonin dhe shprehu bindjen e saj për vullnetin e qeverive për të pasur reforma reale dhe efektive, ndërsa shtoi se nevojiten më shumë përpjekje për reformat, stabilitetin dhe sigurinë.
“Ballkani është një rajon me histori të vështirë. Edhe sot, ende ekzistojnë çështje të hapura midis disa vendeve dhe nevojiten më shumë përpjekje, si në aspektin e reformave të nevojshme, ashtu edhe në stabilitetin dhe sigurinë. Kur shohim një grumbull gurësh, mendimi ynë i parë nuk është t’i hedhim ato, por të ndërtojmë ura. Mendimi im është se kur mendojmë dhe flasim për Ballkanin Perëndimor, duhet të përqendrohemi në gjërat që na lidhin dhe jo tek ata që na ndajnë “, u shpreh Zaharieva.
Sipas saj, rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë nga Komisioni është vetëm fillimi i procesit të pranimit.
Ndërkohë, tha se ishte ambicia e Bullgarisë që Deklarata e Sofjes, e cila do të miratohej në kryeqytetin bullgar në samitin e majit 2018 do të ishte një aneks që do të zhvillonte ide specifike për projektet që lidhen me gjashtë iniciativat në strategjinë e Komisionit Evropian për zhvillimi i Ballkanit Perëndimor.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.