Ministrja Gjonaj prezanton paketën e amnistisë, përfitojnë gratë e burgosura
Pas frikërave dhe dyshimeve se pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, qeveria mund të shtynte miratimin e amnistisë këtë fundvit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni ka prezantuar paketën në një konferencë për shtyp.
Në të përfshihet amnistia për gratë e burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë 1/4 ulje dënimi.
Tashmë propozimi i ministres duhet të kalojë përmes Kuvendit, ku mund të miratohet me një shumicë të tjeshtë.
Në konferencë ministrja u shpreh se në fokus të kësaj amnistie kanë qenë gratë dhe kategoritë e veçanta por theksoi se personat e dënuar për krime të rënda dhe shumë të rënda, të përfshira në këto kategori nuk do të përfshihen në amnisti.
“Miratohet drafti për amnistinë. Qëndrimi dhe angazhimi i qeverisë ka qenë që kjo amnisti t’i dedikohej grave dhe kategorive të veçanta. Nga kjo amnisti në bazë të gjitha kritereve, nga 56 gra që vuajnë dënimin fitojnë lirimin gjysma e tyre, ndërsa gjysma tjetër përfitojnë uljen e dënimit me 1/3. Nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash. 4 të dënuar të mitur lirim, 2 përfitojnë ulje. Përfitojnë burra që janë të dënuar deri ne 2 vite burg, ose ju kane mbetur për të vuajtur 2 vjet burg. Një kategori tjetër përfituese janë burrat mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.