Ministrja Ibrahimaj publikon shifrat: Rikonfirmohet ecuria pozitive e ekonomisë së vendit
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njofton se treguesit fiskalë të janar – shtator 2021 rikonfirmojnë ecurinë pozitive të ekonomisë.
Sipas informacionit të publikuar janë regjistruar 58.9 miliardë lekë të ardhura më shumë në 9-mujorin e vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës ose me realizim të planit në masën 104.4 %.
Ibrahimaj bën me dije se “Po vijojmë të jemi të angazhuar për të bërë të mundur realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve edhe në periudhën në vijim”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.