Minoritetet në SHBA, “frikë” nga vaksina / Fauci përpiqet të hedhë poshtë teoritë konspirative
Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, u përpoq të hedhë poshtë teorite konspirative mbi vaksinën e Covid-19 dhe të inkurajojë minoritetet që të marrin vaksinën. Disa të dhëna mbi vaksinimin të publikuara gjatë Shkurtit treguan se afro-amerikanët dhe hispanikët kanë marrë një proporcion më të vogël të dozave krahasuar përqindjen që ata zënë tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe infermierëve në azileve. Sipas një sondazhi të Reuters në Dhjetor, afro-amerikanët në veçanti, kishin mesatarisht më shumë frikë ndaj vaksinimit.
Skepticizmi i tyre vjen pjesërisht nga trauma historike si studimi Tuskegee i sifilizit, ku hulumtuesit e qeverisë lanë qindra njerëz të pa trajtuar, për të studiuar efektet tek ata. Fauci trajtoi edhe një serë teorish të tjera mbi vaksinën, përfshirë pretendimet se shkakton sterilitet, si dhe të tjera që përfshijnë themeluesin e Microsoft Bill Gates. Një video e shpërndarë mbi 27,000 herë në Facebook, pretendonte se vaksina e Covid-19 do përmbajë një çip gjurmues që do injektohet tek individët e vaksinaur. Kjo video ishte një përmbledhje e përmbajtjeve jashtë kontekstit dhe pamjeve të manipuluara, që përfshinin lajme dhe komente nga Bill dhe Melinda Gates, sidhe themeluesi i Alibaba, Jack Ma.
Afro-amerikanët morën 5.4% të vaksinave, sipas CDC, pavarësisht se të dhënat kombëtare tregojnë se ata përbëjnë 16% të punonjësve të shëndetësisë dhe 14% të infermierëve në azile. Hispanikët morën 11.5% të vaksinave, ndërkohë që përbënin 13% të punonjësve të shëndetësisë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.