Miratohen ndryshimet në buxhet – Ahmetaj: Në të dy paketat kanë përfituar 133 mijë punonjës
Ndryshimet në buxhet të bëra së fundmi nga qeveria përmes akteve normative kanë kaluar edhe hallkën e fundit, duke u miratuar në Parlament. Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili është ngarkuar me përgjegjësi për menaxhimin e kësaj periudhe, sqaron në detaj vlerat monetare të akorduara në dy paketat financiare, që sipas tij kanë bërë të mundur përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga COVID 19 për bizneset, individët dhe qytetarët.
Sipas tij, deri më tani nga të dy paketat, kanë përfituar 133 mijë qytetarë.
Në kuadër të masave të ndërmarra ndaj COVID-19, qeveria ka ndërmarrë dy akte normative, ku së fundmi u akorduan 7 miliardë lekë për të ofruar pagën prej 40 mijë lekësh në paketën e dytë financiare.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.