Miratohet fondi/ 98.4 milion lekë për menaxhimin e borxhit shtetëror shqiptar
Këshilli i Ministrave i ka shtuar Ministrisë së Financave një fond 98 milionë e 400 mijë lekë që do të përdoret si pagesë për këshilltarin financiar për menaxhimin e borxhit shtetëror.
Efekti financiar, prej 98 400 000 (nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020.
Ky vendim vjen në një kohë kur Shqipëria po emeton eurobondin e katërt dhe si rrjedhojë është kërkuar shërbimi i një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.