Miratohet fondi/ Shpronësime për aksin “Selenicë – Kuç – Qeparo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës, aksi “Selenicë – Kuç – Qeparo””.
Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë arë”, “tokë truall”, “banesë”, “objekt jobanimi” dhe “dru frutorë”, me një vlerë të përgjithshme prej 12 milionë e 485 mijë e 249 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, do të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar, në programin buxhetor “Transporti rrugor”.
Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.