Miratohet manuali i kontrollit nga zyra – Tatimet: Nis zbatimin më 1 janar 2019
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka miratuar manualin e kontrollit nga zyra, i cili do të nisë zbatimin në datën 1 janar 2019.
Dokumenti i miratuar gjatë mbledhjes së 13-të të Komitetit Operacional përcakton instrumentet e punës për udhëzimin e inspektorëve mbi hapat dhe teknikat që ata duhet të ndjekin në mënyrë që të realizojnë me sukses kontrollet nga zyra.
Po ashtu, në manual përfshihen edhe procedurat që do të ndiqen nga inspektorët e kontrollit nga zyra për monitorimin e deklarimeve tatimore, si dhe saktësinë e pagesave të detyrimeve tatimore të tatimpaguesve sipas veprimtarive tatimore.
Ndërkohë, Administrata Tatimore do të zhvillojë trajnime të dedikuara për inspektorët për çdo Drejtori Tatimore Rajonale.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.