Miratohet Plani i Tiranës – Rama në KKT: Instrument konkret transformimi
Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur dritën jeshile implementimit të planeve vendore të Tiranës, Dibrës dhe Përrenjasit. Duke u ndalur më gjatë në Planin për zhvillimin e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama theksoi se ai nuk do të mbetet thjeshtë një dokument, por tashmë do të jetë një instrument konkret për t’u përdorur nga të gjitha grupet e interesit, duke i shërbyer drejtpërsëdrejti zhvillimit ekonomik dhe transformimit të kryeqytetit.
Kryeministri tha ndër të tjera, që ambicia kryesore është që Tirana deri në 2030, të ketë hapësirën më të madhe pedonale, ndër kryeqytet e tjera të Europës Lindore.
Plani i ri urbanistik i zhvillimit të Tiranës u hartua nga kompania ndërkombëtare Stefano Boeri dhe UNALB. Arkitekti Stefano Boeri e ka prezantuar planin në detaj përpara Këshillit Kombëtar të Territorit.
Plani ka si qëllim zhvillimin ekonomik të secilës Njësi Administrative dhe krijimin e një modeli të ri zhvillimi duke harmonizuar hapësirat në zonat e banimit, ekonomike, industriale si dhe shtimin e gjelbërimit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.