Miratohet vendimi/ Rreth 1.6 miliardë lekë për projektin e shtratit të lumit Lana! Fondi ndahet me Bashkinë e Tiranës
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për financimin në vlerën 1 590 000 000 (një miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milionë) lekë, të bashkëfinancimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit “Shtrati i Lumit Lana-zhvillim urban”, që do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).
Vlera prej 1 590 000 000 (një miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milionë) lekësh, e cila do të përdoret për qëllimin e përcaktuar mësipër do të përballohet 50% nga buxheti i shtetit, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe 50% nga buxheti i Bashkisë së Tiranës, dhe do të shtrihet në tri vite, si më poshtë vijon:
a) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2021;
b) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2022;
c) 530 000 000 (pesëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2023.
Vendimi ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkinë Tiranë për zbatimin e tij.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.