Miratohet VKM/ Fond 268 milionë lekë për kompensimin e pronarëve që preken nga legalizimet
Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër vendim për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Durrës, Tiranë Jug, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Tiranë Veri, Vlorë dhe Gjirokastër.
Masa e kompensimit është 19 208,42 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetë presje dyzet e dy) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 268 334 303,8 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e tre presje tetë) lekë
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
“Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Durrës, Tiranë Jug, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Tiranë Veri, Vlorë dhe Gjirokastër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme” përcaktohet në vendim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.