Mirëmbajtja e pyjeve – 15 specie në zhdukje, kostot për mirëmbajtjen vetëm 1.2 mln lekë
Rritet numri i specieve drunore të cilat rrezikojnë të zhduken. Janë rreth 15 specie të ndryshme në pyjet tona të cilat kërkojnë ndërhyrje, ndërkohë që kostoja e parashikuar në buxhetin e vitit 2017 për pyjet është në ulje.
Kjo kosto sipas raportit për mjedisin në vitin 2016 ka lëvizur nga 3.7 milion lekë në vitin 2015 në 1.5 në 2016 dhe 1.2 milion lekë në vitin 2017.
Sipas raportit të Ministrisë së Mjedisit për gjendjen mjedisore për vitin 2016 nga monitorimi i kryer për gjendjen e specieve të kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje, rezulton se llojet e monitoruara takohen në grumbuj pyjor.
Rreziku i zhdukjes varion sipas llojeve nga më e kërcënuara tek më pak e kërcënuara. Sipas raportit të ministrisë disa prej specieve në zhdukje janë Caraca e Kaukazit, Gështenja e Kalit, Lajthia e egër Mallagjeri etj.
Bimët e sipërpërmendura kanë edhe shkallën më të lartë rrezikut pasi janë të kërcënuar si pasojë e ndryshimeve të treguesve klimatike apo prishjes së habitatit të tyre.
Ndërsa llojet e tjera janë të kërcënuara si pasojë e shfrytëzimit pa kriter apo zjarreve të shfaqura në arealin e vendndodhjes së tyre.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.