“Mirëmëngjesi ferr” / Situatë apokaliptike në Kaliforni prej zjarreve, pamjet janë surreale
Njerëzit në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe në të gjithë Kaliforninë u zgjuan në mëngjes nga një skenë e frikshme e qiellit të errët, me ngjyrë portokalli dhe hirit që binte ndërsa zjarret kanë kapluar të gjithë shtetin.
Qiejt apokaliptikë janë për shkak të dritës që filtrohet përmes tymit nga sezoni më i keq i zjarrit në Kaliforni, sipas një organizate rajonale të kontrollit të ndotjes së ajrit, Zona e Ajrit të Gjirit.
Banorët e Gjirit raportuan se nuk mundën të zgjoheshin sepse qielli ishte i errët. Forcat lokale të policisë rekomanduan që shoferët të mbajnë dritat e ndezura gjatë gjithë ditës dhe urat dhe dritat e rrugës mbetën të ndezura pasi dielli nuk arriti të shfaqej këtë mëngjes.
Imazhet surreale të horizontit portokalli përmbytën mediat sociale:
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.