Mjekët specialist që duan të shkojnë në rrethe – Manastirliu njofton hapjen e aplikimeve. 2.5 milionë lekë shtesë page
Pas njoftimit se mjekët specialistë që shkojnë në rrethe do të trajtohen me një shtesë page deri në 2.5 milionë lekë të vjetra, ka ardhur edhe ftesa nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministrja Manastirliu, ka shpallur njoftimin për shprehje interesi për mjekët e specialiteteve:
- kirurgji
- anestezi reanimacion
- kardiologji
- obstetrikë-gjenekologji
- neurologji
- pediatri,
- imazheri
- mjekësi interne
- ortopedi-traumatologji
Mjekëve që janë të gatshëm të punojnë në spitalet rajonale apo bashkiake, do t’u ofrohet një kontratë për një periudhë 6-mujore deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar.
Ashtu si për pozicionet vakante për infermierë, edhe për mjekët specialistë kërkesa mund të shprehet brenda datës 1 Shkurt 2018, duke dërguar një email tek adresa [email protected]
Përcaktimi i spitalit ku do të shërbejnë mjekët do të bëhet në bazë të nevojave të këtyre spitaleve. Sipas kryeministrit Rama bëhet fjalë për rreth 100 mungesa në mjekë specialistë, ndërsa bonusi maksimal prej 2.5 milionë lekësh do të shkallëzohet në varësi të specialiteteve dhe faktit nëse shërbejnë në zona të thella.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.