MMSR kërkon kompani konsulente për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit në ndimën ekonomike
Republika e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nëpërmjet kostos së Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP), dhe ka planifikuar të përdorë një pjesë të saj për shërbim konsulence.
Shërbimi i konsulencës lokale (“Shërbim”) përfshin “Përmirësimi i kuadrit ligjor për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit, gabimit dhe korrupsionit në NE. Korrigjimi i gabimit, rasteve të mashtrimit, dhe hartimi i kuadrit për zbatimin e procedurave të NE”.
Në këtë kontekst, një kompani lokale do të rekrutohet për të ndihmuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisëpër të hartuar e përmirësuar procedurat që lidhen me gabimet, mashtrimin, si dhe hartimin e kuadrit ligjor për zbatimin e procedurave të NE.
Kompania lokale do të jetë përgjegjës për:
- Analiza e legjislacionit përkatës për hetimet e sanksioneve dhe rritjen e kompetencave në linjën e rishikimit të politikave të sanksioneve dhe përdorimin e mjeteve të profilit me bazë riskun në inspektimet për programet e NE.
- Zhvillimi i politikave të sanksioneve dhe forcimin e mekanizmave në forcimin e aftësive për të korrigjuar gabimet dhe mashtrimet, duke marrë parasysh përvojën ndërkombëtare dhe legjislacionin ekzistues dhe strukturat institucionale në Shqipëri për programet e NE.
- Të analizojë sistemet e zgjeruara të automatizuara të informacionit të NE, dhe të përfshijë përdorimin e mjeteve me bazë profilizimin e rrezikut në formulimin e politikave dhe të kuadrit ligjor. Të përfshijë politikën e forcimit të sanksioneve, veçanërisht hetimin e qartë, sanksionet dhe zbatimin e dispozitave si për mashtrimin, ashtu edhe për gabimin, në kuadrin legjislativ për pasojat e llojeve të ndryshme të mashtrimit dhe gabimit.
- Të përgatisë dhe të zhvillojë kuadrin ligjor përkatës sipas nevojës, për përdorimin e mjeteve me profil bazë-risku në inspektim, përfshirë shënime shpjeguese së bashku me tabelat e përshtatshme për të hartuar aktet me “acquis communautaire”, sipas nevojës.
- Të përgatisë udhëzuesit e metodologjisë së inspektimit që përshkruajnë një sistem referues për rastet e gabimeve ose dyshimeve ose mashtrimit e korrupsionit, me kanale të qarta raportimi për stafin dhe publikun e gjerë.
- Të përgatisë strukturën ekzistuese përgjegjëse të vlerësimit (audit/inspektim) dhe të përgatisë draftin ligjor për organizimin e stafit, përgjegjësitë, monitorimin/vlerësimin dhe raportimin.
- Të përgatisë përshkrimin e punës dhe minimumin e kritereve kualifikuese për secilin pozicion të stafit (në nivel specialisti, shefi sektori dhe nivel drejtori).
- Të përfshijë në kuadrin legjislativ mekanizmin e raportimit të standardizuar për monitorimin dhe klasifikimin frekuent dhe tipin Buletini Zyrtar Viti 2017 – Numri 12 Faqe|4 e parregullsive (mashtrimin dhe gabimet) të përcaktuara dhe korrigjuara duke përdorur të dhënat e MIS, mekanizmin e profilizimit të riskut, dhe mekanizma të tjerë social të inspektimit.
- Identifikimin e nevojave të trajnimit për stafin në lidhje me parandalimin dhe kapjen e mashtrimit, gabimit dhe korrupsionit në skemën e re të NE.
- Përgatitjen e draftit të moduleve të trajnimit për stafin përgjegjës bazuar në udhëzuesit e inspektimit, që priten të përgatiten nga ky shërbim. Ky shërbim kërkon një ekip të përbërë nga një udhëheqës i ekipit, ekspert social me përvojë të gjerë në procedurat e inspektimit/kontrollit dhe fushën NE dhe një ekspert ligjor me përvojë në analizën dhe përgatitjen e kuadrit ligjor. Megjithatë, firma konsulente mund të punësojë ekspertë të tjerë për të zbatuar detyrën me standarde të larta.
Kriteret e shortlistimit janë:
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme e-mail: [email protected] (dorazi, ose me e-mail) deri në 25 prill 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.