Modelet e reja të certifikatave personale dhe familjare. Të dhënat që do të përmbajnë mjetet e identifikimit (FOTOT)
Publikohen modelet e reja të certifikatave personale dhe familjare. Kështu, sipas vendimit të fundit të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi pak ditë më parë thuhet se certifikatat personale dhe familjare, të ofruara përmes shërbimit publik elektronik, në përputhje me legjislacionin që rregullon identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, lëshohen me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
“Certifikatat personale dhe familjare, të ofruara përmes shërbimit publik elektronik, në përputhje me legjislacionin që rregullon identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, lëshohen me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, sipas modeleve nr. 1 (elektronik) dhe nr. 2 (elektronik), bashkëlidhur këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Modelet e reja të certifikatave familjare dhe personale u miratuan në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 25, pika 4 dhe 69/1, pika 2, të ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.