Modeli italian për hapjen e shkollave/ Nga bankat “anti-Covid” te vendosja e maskës! Kush do ua masë temperaturën fëmijëve?
Italia është përfshirë në një debat të madh nëse duhet të hapë shkollat apo jo? Deri më tani, vendimi zyrtar është për hapjen e tyre dhe madje janë përcaktuar edhe modelitetet dhe protokollet e sigurisë që do të ndiqen.
Po shtohen rastet. Me 19 gusht është regjistruar një rritje e rasteve të reja (642) që e ka çuar Italinë në nivelet e fundit të majit dhe rritet gjithashtu edhe ngarkesa virale në tampone. Rritet alarmi mes ekspertëve dhe qytetarëve, por të gjithë nga kryeministri Conte deri te ministrant përsërisin se hapja e shkollave nga 14 shtatori mbetet një prioritet absolut. Për momentin, nuk flitet për shtyrje të hapjes së shkollave. Në bazë të autonomisë shkollore, çdo institut mund të vendosë vetë për vendimin që do të marrë.
Kur mbërrijnë bankat e reja?
Ajo që është e sigurt për momentin është që 2 milionë e gjysëm banka të reja (ku mund të ulet vetëm një nxënës), janë porositur nga shkollat për të mundësuar hapësirën e nevojshme të distancimit social mes nxënësve dhe në shtator do të mbërrijmë vetëm pak prej tyre.
Janë 11 kompani në këtë garë por nuk pritet që të sigurohen para fundit të muajit tetor.
Kur do të vendoset maska?
Sa i përket maskave ka akoma një paqartësi të madhe. Një ide fillestare ishte që nxënësit të mbanin gjithë kohës maskën të vendosur, me përjashtim të rasteve kur ngriheshin në mësim dhe u duhej të flisnin. Por më vonë kjo ide u hodh poshtë me argumentin se përderisa respektohej distanca sociale nuk ishte e nevojshme që maska të bëhej e detyrueshme të ambientet e klasës gjithë kohës.
Ndërkohë, janë përgatitur 11 milionë maska dhe 170 mijë litra dezinfektant për t’u shpërndarë nëpër shkolla.
Kush do e masë temperaturën?
Temperatura do të matet në shtëpi. Është përgjegjësi e prindërve që të kujdesen që fëmijët që dalin për të shkuar në shkollë të mos kenë temperaturë. Zgjedhja për të matur temperaturën në shtëpi i përgjigjet dy nevojave: e para është ajo për të garantuar që kush përdor mjete transporti publik për të shkuar në shkollë, të mos ketë temperaturë dhe e dyta i përket organizimit të një shërbimi për matjen e temperaturës në 40 mijë shkollat që ka Italia, që do të kërkonte personel shtesë dhe fonde.
Çfarë ndodh kur një nxënës apo mësues ka temperaturë në shkollë?
Në rastet e simptomave gripale, si temperatura, personi pajiset me një maskë mjekësore (nëse nuk e ka) dhe çohet në një vend të izoluar nga shkolla. Nëse bëhet fjalë për një nxënës atëhere një personel shkollor duhet të qendrojë me të duke respektuar distancën derisa të mbërrijë mjeku i familjes apo pediatri që do të përcaktojë se si do të vijohet më tej; nëse bëhet fjalë për një temperaturë normale stinore mjafton të qendrojë në shtëpi dhe të rikthehet në shkollë pas tre ditësh nëse temperatura ka qendruar në nivelet 37.5. Nëse përndryshe mjeku druhet se bëhet fjalë për simptomat e ngjashme me të COVID-19, atehere sugjeron bërjen e tamponit.
Marrë nga Corriere/Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.