“Modernizimi i kabinave”, OSHEE: Zonat ku do të ndërpritet energjia nesër në Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një njoftimi bën të ditur zonat që do të kenë kufizime të energjisë nesër në Tiranë.
Konkretisht në këtë njoftim thuhet se “ Në kuadër të investimeve në modernizimin e kabinave, sipas grafikut, nesër më date 14 shkurt, do punohet në 6 kabina, gjatë intervalit të kohës 09.30 – 15.30. Zonat që preken nga stakimi i energjisë për qellim të këtyre punimeve, sipas kabinës, janë:
-Kabina “Grigor Heba 3”, Pjeserisht rruga “Grigor Heb”;
-Kabinat “Materniteti i Vjetër” dhe “Petal”. Zona pa energji, “Bulevardi Zogu 1” pjesërisht, pranë Maternitetit të Vjetër dhe rruga “Medar Shtylla” pjesërisht;
-Kabina “Tekno Projekt”. Zona pa energji, pranë Zogut te Zi pjesërisht;
-Kabina “Qemal Stafa 1” . Zona pa energji, rruga “Qemal Stafa”;
-Kabina “Izraeli 4”. Zona pa energji, pranë Fushës se Aviacionit, pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.