Monitorime në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve – AKU vendos 14 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 594 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 14 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Sipas AKU referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 75 mostra në monitorim të produktit qumësht ndërsa si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 600 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.