Monitorimi i integritetit gjyqësor – Gjonaj: Kthimi i sistemit të drejtësisë në një sistem funksional
Ministrja Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë aktivitetin e organizuar nga ISP së bashku me Ambasadorin Soreca, Kryetaren e KLGJ dhe Kryetarin e KLPL.
Ky takim u mbajt sipas njoftimit për të theksuar rolin dhe rëndësinë e kontributit të shoqërisë civile në monitorimin e integritetit të sistemit gjyqësor në drejtësinë e re. Gjonaj tha se monitorimi i integritetit gjyqësor është objektiv i rëndësishëm, në shërbim të kthimit të sistemit të drejtësisë nga një sistem kontrolli në një sistem funksional.
Sipas njoftimit, zbatimi i reformës në drejtësi është në rrugë të mbarë duke shënuar një sërë rezultate në ngritjen e arkitekturës së sistemit të drejtësisë.
Gjonaj tha se zbatimi i kësaj reforme për Shqipërinë është një ngjarje historike në këto vite pluralizëm e njohur dhe nga partnerët ndërkombëtarë e cila do t’ju japë shqiptarëve një sistem drejtësis të pavarur, të drejtë dhe efektiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.