Monitorimi i mësuesve para licencimit, Malaj: Zeron korrupsionin në arsim
Vlerësimi dhe monitorimi i mësuesve para licencimit do të ndikojë në uljen e korrupsionit dhe rritjen e cilësisë në arsim. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një intervistë për TV SCAN u shpreh se, procesi i vlerësimit dhe monitorimit do zerojë çdo mitmarrje apo blerje të kredive nga mësuesit, pa marrë pjesë në kualifikim.
“Elementi monitorues është ai që do të vendosi garancinë dhe standardin e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve. Kjo do të ndihmojë në radhë të parë mësuesit, do ta bëj shkollën më transparente, do të luftojë shumë korrupsionin, dhe do të ndikojë në përmirësimin e standardit dhe figurës së mësuesit”, deklaroi Malaj.
Malaj shtoi se, për 10 ditë do të behën publike kriteret për marrjen e licencës nga të gjithë ata mësues, të cilët janë në garë dhe do të vlerësohen sipas një sistemi pikëzimi.
Ky vlerësim do të bëhet duke u nisur nga menaxhimi i një sërë situatash në shkolla.
Kualifikimi i mësuesve ka filluar prej rreth 45 ditësh dhe ky proces do të vijojë deri në finalizimin e tyre me licencë, për të siguruar cilësi në sistemin arsimor në vend.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.