Moody`s për Italinë – Nuk ndryshon vlerësim, flet për rreziqe politike
Agjencia e vlerësimeve, Moody`s ka ruajtur të pandryshuar vlerësimin për borxhin sovran të Italisë në Baa2 me perspektivë negative. Agjencia vlerëson një forcim të ekonomisë italiane dhe shmangien e krizës nga sektori bankar.
Por kjo, nuk mjafton aspak për të promovuar një rritje të notës së Italisë. Veç të tjerash, agjencia prestigjioze flet edhe për rreziqe, që lidhen kryesisht me pasiguritë që burojnë nga politika.
Sot që flasim, kanë kaluar plot 15 vite që prej kohës kur një agjenci vlerësimi ka rritur notën e borxhit sovran të Italisë, duke bërë që fqinjët mos t`i duan aspak agjencitë e vlerësimit, e madje duke kritikuar ashpër vendimet e tyre.
Për agjencinë, problemi më i madh për Italinë vijon të mbetet borxhi mjaft i lartë publik.
Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Moody`s parashikon një rezultat mjaft të pasigurtë, çka do të rrisë ndjeshëm edhe rreziqet për ekonominë dhe financat e vendit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.