Moratorium për hec-et e vegjël – Klosi: Jo më leje të reja, masterplan i ri për ndërtimin e hidrocentraleve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Mjedisit kanë bllokuar dhënien e lejeve të reja për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, kryesish nën 2 MW. Sipas ministrit, Blendi Klosi për këto HEC-e është vendosur një moratorium, ndonëse ai është i pashpallur.
Sipas Klosit, tashmë është ngritur një grup ndërinstitucional, që do të kryejë një analizë të plotë mbi situatën aktuale të hidrocentraleve, si do të hartojë një masterplan të ri për të vendosur se në çfarë zonash do të bëhet ndërtimi, jo vetë për HEC-et e vegjël, por edhe atyre të mëdhenj.
Pak kohë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë realizoi një skanim të situatës së kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve, ndërkohë që bën përfundim të tij rezultoi se 27 kontrata, që parashikonin ndërtimin e 80 hidrocentraleve ishin me shkelje të rënda kontraktuale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.