Moratoriumi për gjuetinë mbetet në fuqi, GJK rrëzon kërkesën e gjuetarëve
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Federatës Kombëtare të Gjuetisë dhe Shoqatës së Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve, të gjahut të cilët kërkuan “shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.61, datë 02.06.2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës.
Moratoriumi për gjuetinë u miratua në 2 qershor 2016 dhe do të jetë në fuqi deri në 2021.
Vendimin e GJK mund ta gjeni duke klikuar këtu:
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.