Mos deklarim i të hollave në kufi – Policia e Kakavijës sekuestron mbi 30 mijë euro dhe procedon penalisht 1 shtetas
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, kanë bërë me dije se si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, mëngjesin e sotëm, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “SUZUKI” me drejtues shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, i gjetën të fshehura në një çantë dore 30 800 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia e Shtetit njofton se në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi C. Z., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.