Mos i flakni më çamçakëzët që konsumoni – Tashmë ato mund të riciklohen e të shndërrohen në objekte të dobishme
Dizenjuesja britanike Anna Bullus ka nisur një mision për riciklimin e çamçakëzëve në mënyrë që t’i kthejë ato në objekte të dobishme.
Më shumë se 14 mld paund shpenzohen për çamçakëzë në të gjithë botën dhe pjesa më e madhe e tyre përfundojnë në tokë pas përdorimit
Çamçakëzët mbajnë vendin e dytë në botë , pas filtrave të duhanit sa i përket ndotjes së rrugëve
Në Mbretërinë e Bashkuar, Këshilli shpenzon rreth 5o mln paund çdo vit për pastrimin e këtyre ndotjeve.
Ideja e Anës për riciklimin e mbeturinave të tokës lindi 10 vite më parë kur nisi një projekt për mbeturinat që gjenden në tokë.
Fillimisht ajo shqyrtoi mostrat e rastësishme, duke parë gjëra të tilla si pako të freskëta dhe bishtat e cigareve. Ajo pastaj u përpoq të kuptonte se cilat elemente mund të riciklohen.
“Ndër mbeturinat që gjeta ishte edhe çamçakëzi dhe si një dizenjuese, isha totalisht e habitur që asgjë nuk po bëhej për ta ricikluar atë”, shprehet ajo.
Gjatë studimit të çamçakëzit, ajo zbuloi se përbërësi kryesor i saj, baza e gomës, zakonisht është një gomë sintetike, një lloj polimeri i ngjashëm me plastikën.
“Quhet polyisobutylene,” shpjegon Anna, ” e njëjta përbërje që gjejmë në brendësi të gomave të biçikletës”
Është marrë nga petrochemicals, të cilat janë rafinuar nga lëndët djegëse fosile si naftë bruto.
Ajo e kuptoi se çamçakëzj, edhe pasi të jetë konsumuar, është një material i gjithanshëm dhe potencialisht i dobishëm.
Mbledhja e çamçakëzëve
Por si mund t’i bindni njerëzit të të dhurojnë çamçakëzët që kanë konsumuar në vend që t’i hedhin ato në rrugë?
Si pjesë të strategjisë së saj, Ana krijoi disa kosha për mbledhjen e tyre në formë sfere, në ngjyrë rozë të cilat mund të varen në lartësinë e kokës
Edhe këta kosha vetë janë krijuar nga çamçakëzët e ricikluar. Një mesazh i shkruar krahas tyre shpjegon që çdo çamçakëz i hedhur do të riciklohet në objekte të reja.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.