Mos krijoni panik gjatë kohës që bie tërmet!/ Disa këshilla se si të mbroni veten
Shqipëria kohët e fundit, është prekur nga një numër relativisht i lartë tërmetesh, të cilët kanë shkaktuar jo vetëm dëme në ndërtesa por edhe në njerëz. Në jo pak raste, shumica e njerëzve janë lënduar për shkak se nuk kanë ruajtur dot qetësinë dhe kanë lëvizur gjatë kohës që ka pasur lëkundje tërmeti. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të thjeshta, se si të ruani qetësinë gjatë ngjarjeve të tilla dhe mos krijoni panik.
Pra, është thelbësore që të qëndroni sa më të qetë gjatë një tërmeti në mënyrë që të mendoni në mënyrë racionale dhe të shmangni bërjen e gjërave që mund t’ju rrezikojnë. Paniku dhe stresi janë arsyet kryesore që e bëjnë situatën edhe më keq gjatë katastrofave natyrore. Fatkeqësitë shkaktojnë akoma dhe më shumë dëme kur njerëzit shtojnë kaos.
Veprimi më elementar që këshillohet të bëni kur ndjeni lëkundje të tilla, është të fshiheni nën një tavolinë nëse ndodheni në shtëpi. Mbrojtja e fytyrës dhe kokës tuaj nga objektet lëvizëse duhet të jetë një përparësi kryesore.
Nuk duhet të lëvizni nga vendi ku ndodheni derisa lëkundja të ketë mbaruar.
Të shkosh jashtë për të kontrolluar dëmin pas lëkundjes do t’ju ndihmojë të vlerësoni nivelin e rrezikut.
Vendet më të sigurta gjatë pas goditjeve priren të jenë hapësira të hapura larg ndërtesave ose linjave të energjisë.
Pasi të jeni jashtë, shmangni nxitimin për t’u rikthyer në shtëpi, pasi ka akoma mundësi që objektet që janë lehtësisht të lëvizshme të bien dhe t’ju dëmtojnë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.