Mot i ftohtë dhe reshje dëbore në të gjithë vendin – ARRSH njofton mbi situatën e akseve kryesore kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku edhe është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.
Sipas njoftimit gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈, të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë̈.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.