Mot i ftohtë dhe reshje dëbore në të gjithë vendin – Si është gjendja e akseve kryesore?!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka vazhduar puna në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash.
Sipas njoftimit nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë̈ sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore si dhe se tashmë reshjet kanë pushuar dhe në të gjitha akset kombëtare qarkullimi po vazhdon normalisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.