Mot i paqëndrueshëm dhe luhatje të vazhdueshme kushtesh atmosferike – Parashikimi javor
Sipas parashikimeve të publikuara nga Shërbimi Meteorologjik vendas java që presim përpara më në fund do të sjell diell dhe temperatura relativisht të larta por këto temperatura dhe kushte atmosferike do të vijnë vetëm gjatë ditës së Enjte dhe të Premte.
Sipas njoftimit paqëndrueshmëria e motit do të vijoj për ditët e Hënë, Martë dhe Mërkurë me një karakteristik të përbashkët ndërsa gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare shoqëruar me reshje shiu të dobëta gjatë ultësirës perëndimore.
SHM njofton se nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e ultësirës perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshrit deri të lartë.
Ndërkaq sipas njoftimit java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.