Moti gjatë fundjavës/ SHMU: Dita e Diel mirëpret ‘dimrin e vërtetë’!
Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se për ditën e Shtunë mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal pasi duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive dhe në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.
Sipas njoftimit në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave e në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.
SHMU informon se për ditën e Diel parashikohet një përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve meteorologjike pasi moti nis i vranët me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar dhe në relievet malore me reshje dëbore por gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe terren duke mbetur prezente vetëm në zonën veriore.
Sipas informacionit gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave pritet erë e fortë në formën e tufanit dhe shpejtësi deri në 25m/s nga kuadrati i jugut dhe për ditën e Diel intensiteti i erës do të bie dhe do të ketë një shpejtësi maksimale deri në 15m/s si dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.