Moti i keq/ Apeli i Policisë: Mjetet lundruese të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës
Policia e Shtetit, si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese ( peshkarexha, motorë uji dhe çdo mjet tjetër lundrues), të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës.
Sipas njoftimit mjetet lundruese që ndodhen në det të kthehen me kujdes në destinacionin e tyre dhe në rast rreziku të kërkojnë ndihmën e Policisë, duke telefonuar në numrat 112 dhe 129.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.