Moti i keq pezullon mësimin në shkolla – MASR: Si paraqitet situata në të gjithë vendin
Disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht procesin mësimor në disa shkolla për shkak të motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije se si paraqitet situata në vend për datën 10 janar. Më konkretisht:
“Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.
Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë.
Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.”
MASR njofton se do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë tashmë prej disa ditësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.