Moti ‘lunatik’ – SHMU: Diell, vranësira kalimtare dhe reshje shiu në të gjithë vendin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e sotme 22 Prill, vendi ynë parashikohet të ketë mot me diell e vranësira kalimtare deri në orët e mesditës të cilat më tej do të vijnë drejt dendësimit.
Sipas njoftimit në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në pjesën më të madhe të vendit dhe gradualisht me kalimin e orëve reshjet fitojnë intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
SHMU bën me dije se era do të fryrë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë, e në bregdet e vrullshme deri në 15m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 0°C deri në 15°C
- zonat e ulëta 3°C deri në 18°C
- zonat bregdetare 5°C deri në 17°.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.