Moti/ Shi apo diell, a do mund të shkojmë në plazh këtë fundjavë?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se si dita e Shtunë ashtu dhe ajo e Diel parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët, por në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.
Sipas njoftimit ditën e Shtunë vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.
SHMU bën me dije se ekziston mundësia që në zona të caktuara reshjet për këtë periudhë të shkurtër kohore të jenë në sasi të mëdha. Ndërsa sa i përket ditës së Diel reshjet do të jenë tepër të izoluara në relievet e larta malore.
Ndërsa sipas SHMU vija bregdetare do të jetë kryesisht e kthjellët dhe temperatura jo të larta (referuar informacionit bashkëlidhur) ideale për të kaluar këto dy ditë pushimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.