Motivimi, pjesë integrale e procesit të menaxhimit
Të bërit biznes në mbarë botën është shumë sfiduese. Ecuria e korporatave dhe rritja e të ardhurave janë një sfidë për faktorët e mjedisit të brendshëm e të jashtëm të operimit.
Për të mbijetuar në mënyrë fitimprurëse në ekonominë e tregut është shumë konkurruese, ndaj menaxhimi i të gjithë faktorëve duhet të bëhet në mënyrë sa më të përsosur.
Menaxhimi më i rëndësishëm dhe më i vështirë njëkohësisht është ai i punonjësve. Nëse ky lloj menaxhimi bëhet në mënyrën e duhur atëherë jeni në rrugë të drejtë. Nëse ky lloj menaxhimi mungon apo nuk bëhet në mënyrën e duhur organizata do të ketë mjaft problem.
Nëse punonjësit nuk kanë një menaxher që i motivon dhe promovon për arritjet e tyre atëherë produktiviteti i punonjësve në të gjithë kompaninë do të jetë I ulët.
Punonjësit e motivuar janë një aset i vlefshëm të cilët i japin vlerë të madhe organizatës. Disa studime tregojnë se kënaqësia e punonjësve lidhet drejt për së drejti me motivimin e tyre.
Por çfarë është motivimi në vetvete?
Motivimi rrjedh nga fjala ‘motiv’ që do të thotë dëshirë, nevojë e cila rrjedh brenda personave.
Motivimi është një proces frymëzimi I cili I shtyn njerëzit drejt veprimeve për të arritur qëllimet që kanë.
Një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit është krijimi I entuziastit në mesin e punonjësve për të ekzekutuar kështu më mirë aftësitë e tyre.
Prandaj roli i një lideri është ngjallja e interesit në prezantimin e punëve kundrejt punonjësve të shoqërisë.
Motivimi ka një pozitë të rëndësishme në të gjithë procesin e menaxhimit. Kjo teknikë mund të përdoret në mënyrë të frytshme duke inkurajuar punonjësit që të japin një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të organizatës.
Motivimi është pjesë integrale e procesit të meanxhimit. është tepër i rëndësishëm pasi natyra njerëzore ka nevojë për njëfarë nxitjeje, inkurajimi për të arritur një performancë të mirë.
Një menaxher duhet të funksionojë si një mik dhe motivues i vartësve të tij. Është një nga funksionet që duhet të kryejë çdo menaxher bashkë me funksione të tjera përkatëse.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.