Mrekullitë e natyrës drejtojnë turistët në Yosemite
Pas një dimri me borë të madhe, Parku Kombëtar i Yosemite po jeton një nga stinët më të mrekullueshme të pranverës nga vizitorët.
Tashmë ujëvarat janë më të fuqishme, lumenjtë drejtohen më shpejtë dhe ujëvara të reja janë shfaqur nga askund.
“Nga këto ujëvara të hatashme që janë shfaqur së fundmi, ky park ka tërhequr shumë njerëz” tha Scott Gediman nga NBC news.
Zyrtarët në këtë park thonë se reshjet e borës në malet e Yosemite kanë qenë 200 për qind më të mëdha se normalja. Madje një raport i shërbimit të këtij parku ka treguar se reshjet e borës së këtij viti kanë qenë më të mëdha se katër vite së bashku.
Por rrymat më të fuqishme gjithashtu bartin edhe rreziqe, si rreziku i përmbytjes që është më i larti që ka qenë për një dekadë. Por edhe pse arsyeja pse vizitorët duhet të tregohen të kujdesshëm, ndaj këtyre paralajmërimeve pasi uji i lumenjve ka arritur në nivele goxha të larta edhe pse nuk është ende në fazën kritike.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.