MSN Kids: Një eksperiencë e re vetëm për fëmijë
Nëse fëmijët tuaj janë te disponueshëm për të mësuar rreth fëmijëve të tjerë anembanë globit, se si mund të takohen, apo të zbulojnë fakte zbavitëse në interes të përbashkët rreth kafshëve, gjallesave, natyrës, kulturave, etj, ky është vendi ideal për ta. Ne arrijmë të kuptojmë që mbulimi i lajmeve në internet nganjëherë mund t’i lërë fëmijët për t’u ndjerë të mërzitur ose të hutuar rreth botës. Ne gjithashtu e dimë se raportet e rreme apo mashtruese të lajmeve janë një shqetësim në rritje. Si konkluzion, ne kemi krijuar këtë seksion të ri të MSN –së për të ndihmuar sadopak fëmijët në lidhje me botën në një mjedis të sigurt, të besueshëm dhe argëtues.
Çdo ditë redaktorët tanë do të zgjedhin përmbajtjen nga markat më të besuara të partnerëve tanë, të cilët ne mendojmë që fëmijët do të duan dhe prindërit do ti vlerësojnë. Ju mund të gëzoni përmbajtjen tonë kudo që aksesoni në laptop, tableta, telefona apo kompjuter.
Në MSN Kids nuk do të gjeni ndonjë përmbajtje apo reklamë e cila është menduar për një audiencë të pjekur. Në vend të kësaj, ju do të gjeni programin e cila është e përshtatshme dhe e pëlqyeshme për fëmijët në bazë të kërkesës dhe moshës. Përmbajta që gjeni këtu do t’i ndihmojë fëmijëve tuaj për të zgjeruar interesat e tyre dhe për të zhvilluar biseda të kujdesshme rreth temave më të rëndësishme.
Por ne gjithashtu duam t’i mbajmë fëmijët të angazhuar me aktivitete zbavitëse. Për shembull, a keni parë ndonjëherë një iriq duke marrë një masazh? Nuk ka? E pra çfarë ju ndalon? Shikoni këtë video te mrekullueshme. Kjo do ta bëjë ditën tuaj më të mirë. Premtojmë! A keni menduar ndonjëherë pse kur hani një akullore ju duket sikur ju jep një ngrirje të trurit? Po? Ne gjithashtu! Gjeni se pse. Nëse ju pëlqen ajo që shihni, ju lutemi jepni fëmijëve tuaj një shans për të eksploruar faqen tonë. Ne mendojmë se do ta duan. Ndoshta ata do të mësojnë se si ta shpëtojnë planetin!
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.