A mund ta ndryshojë ushqimi humorin tuaj?
Që në mesjetë, njerëzit besonin se ajo që hanin ndikonte në disponimin e tyre. Nëse ata donin të qetësoheshin hanin ushqime të caktuara e në mungesë të valiumit. E dëshironin një humor më të mirë hanin disa ushqimi të tjera. Që në atë kohë ishte vënë re një lidhje midis ushqimit që konsumonin dhe gjendjes së tyre.
Një hulumtim i kryer nga një ekip i udhëhequr nga Lina Begdache, asistent profesoreshë në Binghamton të Nju Jorkut zbuluan se të rriturit e rinj, nën 30 vjeç të cilët hanin ushqim të shpejtë më shumë se tri herë në javë shënonin nivele më të larta të stresit mendor.
Ushqimi i shpejtë është zakonisht i lartë në acidet yndyrore të ngopura trans dhe omega 6 që mund ët provokojnë një përgjigje inflamatore të ulët në trup e cila nga an tjetër lidhet me ankthin dhe depresionin.
Në këtë studim rezultoi se personat që hanin mish tri herë në javë ose më pak, gjithashtu kishin probleme me shëndetin mendor.
“Ne jemi befasuar nga kjo”, shprehet Begdache. Por humori dhe mishi janë të lidhura ngushtë me trurin.
Gjithashtu ky studim, zbuloi se në të rriturit mbi 30 vjeç, reduktimi i karbohidrateve dhe shtimi i ngrënies së frutave redukton ankthin dhe depresionin.
Frutat kanë antioksidantë që mbrojnë trurin, por efekti i ulët i karbohidrateve është një mister pasi karbohidratet promovojnë prodhimin e serotoninës.
Studimet gjithashtu treguan se një dietë mesdhetare është po aq e mirë për trurin sa për trupin tuaj. “Ajo ka të gjithë komponentët që janë të rëndësishëm për strukturën e shëndetshme të trurit”, thotë Begdache.
Por gjithashtu mund të thuhet se lidhja midis ushqimeve që konsumojmë dhe humorit tonë është krejtësisht individuale, pavarësisht se disa ushqime të caktuara nxisin disi dhe gjendjen tuaj shpirtërore.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.