Mungesa botërore e procesorëve – Xiaomi paralajmëron se do të zgjasë 1 vit, ndërsa prezanton Redmi Note 10
Prodhuesi kinez i smartfonave, Xiaomi, paralajmëroi se kriza e procesorëve që po ndikon industri të ndryshme në të gjithë botën, pritet të zgjasë edhe një vit tjetër. Gjatë prezantimit të pajisjes së fundit, Redmi Note 10 në Pekin, presidenti i firmës, Lu Weibing, përsëriti shqetësimet e tij mbi mungesën e furnizimit të çipeve, kryesisht ato për procesorët, ekrnaet dhe karikuesit që përdoren tek smartfonat, dhe parashikoi se kjo pritet të vazhdojë të paktën për 1 vit.
“Tregu botëror ndodhet në mes të një tranzicioni të rëndësishëm, nga rrejti 4G drejt 5G. Megjithatë, numri i çipeve që kërkohet nga një telefon 5G është thuajse sa dyfihsi i gjeneratës së vjetër. Me zhvillimin e shpejtë të telefonave 5G, kërkesa gjigante për çipe do të jetë një çështje serizoze” – tha presidenti i Xiaomi. Si shitësi i tretë më i madh i smartfonave në botë, Xiaomi raportoi një fitim neto siëpr projeksioneve prej 1.2 miliardë dollarë për tremujorin e parë, nga 337 milionë që ishte në të njejtën periudhën jë vit më parë. Firma regjistroi një rritje me 54.7% të të ardhurave, në rreth 12 miliardë dolllarë, nga rreth 7.8 mld dollarë një vit më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.