Mungesa e barnave antivirale. Basha, takim me farmacistët: Janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Urdhërit të Farmacistit. Basha është njohur nga afër me vështirësitë e tyre, gjatë kësaj përiudhë pandemie, ku krahas mungesave të barnave antivirale, ku sipas farmacistëve janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, nuk ka protokolle për përshkrimit e barit dhe si duhet të ofrohet tek pacienti.
“E para që mund të bëjmë në lidhje me antiviralet janë procedurat e përshpejtuara regjistrim ose dhënie e autorizimit për import, pra është e parashikuar në ligj, kur barnat nuk janë të regjistruara. Të gjenden kompanitë dhe natyrisht të mos mere nga kudo.”
Basha ritheksoi zgjidhjet që propozon Partia Demokratike, ndër të cilat rimbursim dhe legalizim te paketës dhe sigurimin e stokut të këtyre barnave si dhe sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët dhe rimbursim nga shteti.
“Rimbursimi i plotë i paketës anti-Covid dhe për të gjithë të sëmurët ambulatorë që trajtohen në shtëpi. Paketa të jetë plotësisht e legalizuar, pra të jepet leja e importit ose të shënohen si barna të njohura në tregun shqiptar si antiviralë, këto barna që po futen nëpërmjet tregut të zi në Shqipëri me çmime shumëfish. Pasi të jetë komunikuar kjo që këto barna do të rimbursohen njihen ose do të legalizohen nga shteti t’i kërkohet urgjent importuesit të sigurojnë stokun e këtyre barnave pas imë thonë që edhe farmacitë dhe stoku i tyre ka mungesa për barna antiviralë. Çështja e vaksinave, kemi humbur shumë kohë, por prapë jemi në kohë për të siguruar vaksina për një vaksinim të popullsisë dhe të siguruar nga shteti.”
Më tej, kreu i demokratëve premtoi mbështetjen e kësaj kategorie duke shtuar se me reformën në sistemin shëndetësor do t’u ofrohen standarte evropiane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.