Mungesa e barnave – Dhrami: Planifikohet buxheti më parë se lista e nevojave
Mungesa e barnave në spitale shpesh herë ka shkaktuar pakënaqësi tek pacientët të cilët detyrohen që ti blejnë ato. Por pavarësisht buxheteve të alokuara për barnat përsëri ka mungesa të cilat vijë si rezultat i dy faktorëve kryesorë.
Sipas një raporti të realizuar nga shoqata “Together for Life” për “Planifikimin dhe menaxhimin e buxheteve spitalore për të plotësuar nevojat e pacientëve për mjekim të përshtatshëm”, janë planifikimi i buxhetit para se të planifikohet lista e nevojave, mungesa e përditësimit të protokolleve si dhe planifikimi për barna bë bazë të historikut.
Sigurimi i barnave për spitalet bëhet në bazë të prokurimit te përqendruar që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në masën e 60% të totalit të shpenzimeve për këtë zë. Si dhe në masën e 40% prokurimet realizohen nga vetë institucionet, spitalet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.