Mungesa e “faktorit” për hemofilikët, Smaka: Rriten kostot financiare për trajtimin e 196 pacientëve
Rreth 196 pacientë me hemofili vijojnë të kenë problem me marrjen e faktorit VIII dhe IX. Shpërndarja e këtij medikamenti bëhet vetëm në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe shumë herë ka vonesa, ndërkohë që pacientët që vijnë nga i gjithë vendi duete të presin.
Sipas hulumtimeve më të fundit të realizuara nga Shoqata “Together for life” një pacienti i duhet të drejtohet disa herë kësaj qendre për të siguruar një sasi të vogël të faktorit.
Mungesa ose vonesa në shpërndarjen e faktorit rrit kostot financiare të shtetit ndaj këtyre pacientëve.
Nëse një pacient hemofilik nuk merr sasinë e mjaftueshme me faktor është i predispozuar që të bëhet invalid. Në këtë mënyrë do të ketë rritje të shpenzimeve që shteti duhet të ketë ndaj tij.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.