“Mungesa e mikroçipeve do prekë iPhone” – Apple publikon performancë të fortë. Pret ngadalësim në të ardhmen
Apple deklaroi këtë Javë se mungesa e mikroçipeve në botë, që ka goditur shitjet e kompjuterëve Mac dhe iPad, do të nisë të ndikojë edhe prodhimin e iPhone. Ekzekutivët e Apple theksuan se të ardhurat për tremujorin e katërt fiskalë do rriten me normë dyshifrore, por poshtë rritjes prej 36% në tremujorin e tretë fiskalë që sapo përfundoi. Performanca pritet të ngadalësohet edhe në biznesin e shërbimeve të Apple.
Gjatë një konference me investitorët, ekzekutivët e Apple thanë gjithashtu se ndërsa ndikimi i mungesës së mikroçipeve është më pak i ashpër se ç’pritej, situata do përkeqësohet në tremujorin e katërt, duke prekur edhe prodhimin e iPhone. Aksionet e Apple, që janë më se dyfishuar në 3 vitet e fundit në një total prej 2.5 trilionë, ranë me 1.7% në nisje të tregtisë. Apple raportoi edhe performancën e tremujorit, me shitjet dhe fitimet që thyen pritshmëritë e analistëve.
Shitjet në Kinë u rritën me 58% në 14.76 miliardë dollarë gjatë tremujorit që përfundoi më 26 Qershor. Të ardhurat totale, nxitur nga shitjet sipër pritshmërive të iPhone, shënuan 81.43 miliardë dollarë, sipas projeksioneve për 73 miliardë. Fitimi i Apple rezultoi në 21.74 miliardë dollarë, apo 1.3 dollarë për aksion, sipër projeksioneve për 1.01. Gjatë një konferenve me investitorët, ekzekutivi Tim Cook tha se mikroçipet e ndikuara nga mungesa në treg janë bërë me teknologji më të vjetër, por duhen ende si pjesë mbështetëse për të prodhuar iPhonin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.