Mungesë dokumentacioni dhe mos zbatim i protokolleve të sigurisë – AKU kryen mbi 270 monitorime dhe vendos 9 masa administrative
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 272 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid nëpër të gjitha nivelet e sistemit arsimor dhe biznese për zbatimin e protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.
Sipas AKU gjatë inspektimeve janë dhënë 9 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të Planit 3D, mungesë të librezave shëndetësore, mos sistemim të ambienteve të prodhimit etj. ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit dhe të analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.